Kryetari Abdixhiku takon zëvendës ndihmës sekretarin Palmer

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga z. Lutfi Haziri dhe z. Avdullah Hoti është pritur nga zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Mattheë Palmer dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Kryetari Abdixhiku e falenderoi z. Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tonë.

Po ashtu, kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, z. Palmer e falenderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog.LDK – Zyra për Informim


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *