Shkolla Politike

Lidhja Demokratike e Kosovës ka themeluar Shkollën Politike për të rinjtë e saj (18-25 vjeç) që duan të ndërtojnë njohuri të gjera mbi proceset shetformuese, historinë politike, institucionet shtetërore, shtetin, demokracinë, diplomacinë, lidershipin politik si dhe shumë tema tjera. Mbi të gjitha, të rinjtë do të mësojnë për rolin kyç të LDK-së dhe vlerave të saj në të gjitha këto aspekte të shtetit tonë. Kjo shkollë është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar se si funksionon politika dhe si të bësh ndryshime pozitive në vendin tonë.

Nëpërmjet kësaj shkolle politike, do të mësoni nga ligjërues të LDK-së që janë profesionistë dhe ekspertë politikë me përvojë. Do të kuptoni historinë e LDK-së, historinë e zhvillimeve politike të vendit tonë dhe do të përgatiteni të jeni vendimmarrës në politikbërje në proceset e ardhme në Kosovë.

Kjo është rasti juaj për të bërë ndryshime dhe për të ndikuar në të ardhmen e vendit tonë. Në këtë shkollë, ju do të takoni një grup të rinjsh të përkushtuar dhe të motivuar që kanë të njëjtat synime si ju. Do të krijoni lidhje të reja dhe do të zhvilloni aftësitë tuaja politike. Në fund, kjo shkollë do të ju frymëzojë dhe do të ju ndihmojë të bëheni liderët e ardhshëm të Kosovës.

Për më shumë informata dhe për kurrikulën e Shkollës Politike ju lutem shkarkoni: Kurrikula e Shkollës Politike

KRITERET E APLIKIMIT

Të jetë shtetas/e dhe banor/e i/e Kosovës
Të jetë i/e moshës 18-25 vjeçare
Të jetë student/e
Të ketë njohuri së paku mesatare të gjuhës angleze

MËNYRA E APLIKIMIT

Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë formularin e aplikimit: https://forms.gle/pKFpaWp3bvAoDXsB9

AFATI I APLIKIMIT

Kandidatët duhet ta plotësojnë dhe dorëzojnë formularin e aplikimit deri më datën 11.02.2024.

PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen deri më datën 25.02.2024.

Për çdo pyetje apo sqarim shtesë ju lutem na kontaktoni përmes e-mail adresës shkollapolitike@lidhjademokratike.org

ORGANIZIMI I LIGJËRATAVE

Ligjëratat fillojnë më 1 mars 2024, mbahen çdo të premte gjatë orarit 14:00 – 18:00 dhe çdo të shtunë gjatë orarit 10:00 – 18:00 dhe zgjasin nëntë (9) javë.

Ky aktivitet është mbështetur nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).