Njoftime

FTESË PËR OFERTË

Numri i referncës: 001-2022-LDK

  1. Autoriteti Kontraktues: Lidhja Demokratike e Kosovës
  1. Lënda e Kontratës: “Furnizim me derivate të naftës për nevoja të Lidhjes Demokratike të Kosovës”
  1. Procedura e përdorur: E hapur
  1. Kushtet për ofertim:
  • Kompanitë ofertuese duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor; certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe TVSH-së.
  • Të gjitha çmimet e ofruara nga ofertuesit, duhet të përfshijnë të gjitha taksat e aplikueshme.
  • Çmimet duhet të kuotohen në Euro.
  • Licenca për shërbimet e derivateve, nga organi kompetent.
  • Garancioni i cilësisë për derivatet e ofruara.
  • Eksperienca e ofertuesit me punë të ngjashme, dëshmi nga institucionet me reputacion të lartë mbi shërbimet e ngjashme të ofruara.
  • Lidhja Demokratike e Kosovës ka të drejtë që të anuloj ofertën dhe/ose të ndryshoj karakteristikat e tenderit dhe ti ftoj sërish kompanitë që të sjellin prapë ofertat e tyre.
  • Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret parasysh.

Ofertat e mbyllura në pliko duhet të dorëzohen në Zyrën Qëndrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, rr. UÇK, Kompleksi Qafa, Prishtinë, nga data 30.08.2022 më së voni deri më 06.09.2022, në orën 16:00.