Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Joern Rohde.
Kryetari Abdixhiku duke e vlerësuar rolin dhe kontributin e çmuar të Gjermanisë, theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Ndërsa, ambasadori Rohde, ritheksoi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në proceset e saj drejt konsolidimit të mëtejmë të demokracisë.
LDK – Zyra për Informim