Përmbledhja e konferencës së sotme të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka mbajtur konferencë për medie lidhur me skandalin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci z. Martin Berishaj. 

Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim është duke përcjellë ngjarjet pas shpërthimit të skandalit me eklatant në diplomacinë e Kosovës me rastin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci, e mikun e ngushtë të z. Kurti,  skandal ky i publikuar nga mediat ndërkombëtare. 

zotit Berisha iu deshën vetëm 7 muaj, si këshilltar në kompaninë GEN, për të bërë pazare në vlerë prej 11.8 milion eurove, për blerjen e energjisë elektrike.

Skandali me ambasadorin Martin Berishaj, është arsyeja e vërtetë e rezistencës së pushtetit ndaj formimit të Komisionit Hetimor në Kuvend për blerjen e energjisë elektrike.

Kjo mburojë e pushtetit ndaj ambasadorit Berishaj, shpjegon me së miri lidhjen e pushtetit, në mos kryerjen e remontit të termocentraleve të Kosovës gjatë periudhës së verës, dhënien e 120 milion eurove, shtrenjtimin e energjisë elektrike, pastaj blerjen e energjisë me çmim marramendës në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve.

Po ashtu, ky skandal shpërfaqë më së miri rolin e pushtetit në refuzimin e projektit amerikan të gazit.

Të gjitha këto pikëpyetje, përgjigjën do ta marrin nga hetimi parlamentar, të cilin pushteti me çdo kusht po mundohet ta ndal. Për herë të parë në historinë e re parlamentare të Kosovës, pushteti po mundohet ta ndal një nismë ligjore dhe kushtetuese të opozitës.

Ky pra është pushteti absolut.

Pushteti që nuk mori asnjë masë dhe asnjë veprim ndaj ambasadorit Berishaj.

Pushteti që është bërë mburojë  mbrojtëse e ambasadorit Berishaj.

Deri sot, pushteti, nuk ndërmori asnjë masë dhe asnjë veprim ndaj ambasadorit Berisha deri ne sqarimin e rrethanave lidhur me skandalin i cili është bërë super lajm jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet e rajonit. Cili është mesazhi që po përcjell shteti ynë, në raportet me shtetet ku implikohet çështja e përfshirjes së ambasadorit Berisha.

Deri sot. Nuk kemi sqarime as nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës.

Nuk ka filluar asnjë hetim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Nuk është ndërmarr asnjë masë, të paktën as ajo e pezullimit nga puna të ambasadorit deri në sqarimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave lidhur me super skandalin e ndodhur, i cili e dëmton rëndë imazhin e shtetit të Kosovës.

Nuk ka as dorëheqje morale nga ambasadori, sepse mburojë ka pushtetin.

Prandaj, themelimi i Komisionit hetimor parlamentar është i domosdoshëm. Aty është e vërteta. E vërteta do te dal në shesh, sepse ekzistojnë faktet dhe argumentet. Komisioni do të themelohet pavarësisht pengesave që po i bën pushteti.

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon dorëheqjen e ambasadorit Martin Berishaj.

Ambasadori Berishaj, duhet të përballet me institucionet e drejtësisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson, se po  te lidhej ky skandal me ndonjë ambasador tjetër, ai do të shkarkohej pa asnjë shpjegim. Ashtu siç është duke ndodhur tani me shumë diplomatë tonë, të cilët, pa asnjë arsye dhe në kundërshtim me ligjin, duhet të kthehen në Prishtinë brenda nate, me vendime të kundërligjshme.

Ftojmë Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, pastaj Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Kryeministrin dhe Presidenten e vendit që ti ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet që tregojnë seriozitetin e shtetit të Kosovës për t’u përballur me skandale të tilla.

Imazhi i shtetit të Kosovës duhet të jetë në fokus kryesor.

Dëmtimi i imazhit të vendit për të ruajtur imazhin e mikut të Kryeministrit, duhet të marr fund.

Hetimi i plotë dhe i gjithanshëm do ta vë në pah të vërtetën e cila po tentohet të fshehët nga pushteti absolut.


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *