Kryetari Abdixhiku pritet në takim nga ambasadori italian, De Riu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është mirëpritur në drekë pune nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale në vend me theks të veçantë situatën në veri si dhe nevojën për gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme. Kryetari Abdixhiku ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe institucioneve dhe aleatëve ndërkombëtarë për të normalizuar situatën, por edhe për përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës për vendimet e pakoordinuara në veri.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij dhe të LDK-së si dhe falënderoi shtetin e Italisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situatën e krijuar. Në takim u diskutuan edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *