Deputetja Bajrami: Ne në LDK bashkarisht me programim që po harotjmë synojmë që t’i adresojmë të gjitha problemet e qytetarëve tanë

Fjalimi i deputetes znj. Hykmete Bajrami në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas së LDK-së.

“I nderuar Kryetar,

Të nderuara zonja, të gjithë ju të pranishëm

Ndihem jashtëzakonisht e priveligjuar që sot kam rastin t’i drejtohem një audience kaq të respektuar, grave dhe aktivisteve të cilat kanë një jetë aktivitet në LDK.

Sot takimi ynë ka një temë ka një moto dhe kjo është “gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm”, tingllon shumë bukur kur bëjmë plane dhe vizion për të ardhmën.

Kjo moto ju siguroj që është pjesë integrale edhe e programit që po e përgatitë LDK-ja.

Por nëse flasim për sot dhe e shohim realitetin – nëse sot e masim fuqinë e shtetit tonë me pozitën e grave, del se jemi me të vërtetë një shtet shumë i dobët.

Nuk e kam në plan të shtroj ankesa, se në shoqërinë tonë sa herë flitet për pozitën e gruas kam dëgjuar plotë burra të thonë “ja nisën këto tash ….”

Por vetëm një ilustrim dhe disa statistika do të mundohem të tregoj se ku gjendemi dhe sa shumë punë na presin neve të gjithëve së bashku.

Në vendin tonë pozita e gruas nuk është fare e mirë. Problemi kryesor sot është punësimi.

Vetëm 14% e grave janë në punë derisa kjo përqindje të burrat arrin shifrat mbi 46% dhe kjo nuk përkon me nivelin e edukimit sepse sot në Universitet publike e private numri i vajzave dhe grave që janë studente është për 7 deri 8% me i madh se numri i djmëve/burrave.

Një e dhënë tjetër shokuese është se 80% e grave nuk janë fare aktive në tregun e punës që i bie që ato as që kërkojnë punë. Ky është problem tepër i madh, vajzat/gratë në shoqërinë tonë dmth kryejnë shkollë dhe rrinë në shtëpi.

Pyetja është pse? A mos vallë një vajzë diplomon në ekonomi, ekektro, juridik dhe preferon që të rri në shtepi, të shërbej çaj.

Natyrisht se jo.

Ne kemi problem substanciale me të cilat duhet të merremi në mënyrë sistematike për ta përmirsuar pozitën e gruas në shoqërinë tonë në mënyrë që të avancojmë si shoqëri në tërësi.

Ka shumë arsye pse të ne shumë gra në momentin kur bëhen nëna i japin fund karrierës së tyre.

I nderuar kryetar,

Në 38 komuna sa ka vendi ynë, vetëm 23 prej tyre kanë qerdhe publike.

Kjo paraqet dy problem; një tregon se gratë porfesioniste në mungesë të qerdhes publike, në mungesë të mjeteve për ta përballuar çmimin në qerdhe private dëtyrohen që të lënë punë ose të mos e fillojnë atë fare nëse janë në fillim të karrierës dhe të rrisin fëmijët e tyre.

Dhe kështu kur një grua bën 5 vjet pa asnjë ditë përvojë pune pas diplomimit mandej është gati e pamundshme edhe për të gjetur punë.

Andaj ne kryetar duhet ta zgjedhim këtë problem dhe ne kemi propozime konkrete në programin të cilin po e përgatisim.

Mungesën e qerdheve këtu e parashtrova si problem për gratë por ky është problem jashtëzakoisht i madh për krejt shoqërinë parë nga përspektiva e arsimit sepse këtë numër të qerdheve publike Kosova ka përfshierjen më të ulët në edukimin parashkollor që sillet rreth 6 e 7%. Derisa përfshierja e nxënsëve në edukimin parafillor në vendin tonë arrinë shifrat deri në 88% sepse edukimi parafillor organizohet në shkolla. Por për problemet në arsim flasim herave tjera.

Të nderuara kolege,

Une mbase edhe kur flasim për tema të tilla siç është pozita e gruas në shoqëri gjërat edhe mund t’i shohë pak ndryshe nga disa, por unë progresin e një shoqërie nuk mund ta masë vetëm me atë se: a kemi presidente grua,

se sa ministre gra kemi, sa deputete, sa anëtare të bordeve në NP. Nuk po e them se kjo është e parëndësishme por dua të them se më i rëndësishëm është programi të cilin ne si parti jemi duke e hartuar e nesër kur të vijmë në Qeveri ta zbatojmë.

Po mundohem edhe këtë ta ilustroj me një shembull konkret. Programi i Qeverisë sot, puna dhe mospuna ka ndikim të drejtëpërdrejtë në jetën e secilës grua. Vetëm në komunën e Prishtinës janë 1600 fëmijë jashtë qerdheve, që nga data 25 gusht, potencialisht 1500 grave vetëm në Prishtinë e disa mijëra të tjerave në vendin tonë ju rrezikohen vendet e punës. Edhe një situatë se kjo ë këtyre ditëve mijëra të tjerave që janë në kërkim të vendeve të punës ju zvogëlon shansat për punësim. Krejt kjo për shkak të kryeneqësisë së Qeverisë. Dhe këtyre 1500 grave në Prishtinë sot nuk po ju kryen punë as presidentja grua, as gjysma e Kabinetit që janë gra, as mbi 40 gra që janë deputete.

Këto gra sot ndjehen të injoruara sepse askush spo merret me to. E ata që duhet të merren natyrshit janë ata që i kanë marrë votat për të qeverisur.

Ne në LDK bashkarisht me programim që po harotjmë synojmë që t’i adresojmë këto probleme, do t’i parandalojmë situatat e tilla si kjo me grevën.

Andaj unë mendoj se mbi emra të përveçëm mbi individë është program që duhet të krijoj kushte të barabarata për gratë  që janë gjysma e popullsisë, gjysma e potencialit shtetëror, të krijojmë kushte që ato të mos duhet të zgjedhin a dëshirojnë të jenë nëna po profesioniste po të kenë mundësi t’i bëjnë që të dyja. Më rëndësi është të shohim se si programi jonë do të ndikojë në përmirësimin e jetës së gruas në fshat dhe asaj në qytet.

Andaj kryetar ne jo vetëm që kërkojmë barazi gjinore por kërkojmë trajtim të barabartë. Në anglisht i kanë dy terme: gender equality dhe qeder equity që unë personalisht për këtë të dytën nuk kam hasur ende në term të saktë.

Por e di shumë mirë që derisa barazia gjinore kërkon që detyrat, hapësira, përgjegjsia dhe besimi mos me u përcaktu në baza gjinore po që të jetë e barabartë për të dy gjinitë.

Gender equity e ka kuptimin e trajtimit të barabartë e trajtimi i barabartë nuk është si pakot e Qeverisë 100 eruo të gjithë. Trajtimi barabartë nënkupton që ajo që ka pak me i dhënë shumë e ai që ka shumë me i dhënë pak. Mos të keqkuptohemi këtu s’po kerkojmë para, neve na duhet hapësirë më shumë, përgjegjësi me shumë deri sa ne të barazohemi me burrat në shoqërinë tonë sepse të drejtat e grave janë mohuar historikisht andaj duhet jo vetëm barazi por edhe masa afirmative në mënyrë që në një të ardhme që aspak nuk duket e afërt të arrijmë këtë barazinë e dëshiruar.

Andaj po kemi nevojë që të punojmë që ta fuqizojmë gruan, fuqizimi i saj dmth fuqizimi i shtetit, e këtë do ta bëjmë me masa e veprime konkrete, me politika të cilat në fokus e kanë eleminimine pengesave për avancimin e gruas në shoqëri, krijim të kushteve për fëmijë, për të moshuar, politika që kanë me ndiku në ndarjen e barabartë të përgjegjsive familjare, qasje të palimituar në arsim e shëndetesi dhe punësim, pronë e në financa.

Të dashura kolege,

Tani vetëm dy fjalë edhe për programin.

Siç e dini LDK është në proces të përgatitjes së programit. Janë 28 ekipe burra e gra po punojnë për 28 fusha që nesër do të jetë programi i LDK-së në qeverisje. Pas përfundimit të programit, FGLDK do të ketë mundësi që ta komentoj secilën fushë nga përspektiva gjinore edhepse në secilin ekip ka pothuaj me shumë gra se burra edhe aty ku janë ma pak, kryetar të siguroj se po punojnë më shumë.

Ju faleminderit.”


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *