Konventa Programore e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Konventën e saj programore: “Lidhja për të ardhmen”. Në këtë Konventë do të hapet debati gjithëpërfshirës rreth vizionit, orientimeve themelore dhe platformës programore të LDK-së.Konventa do t’i zhvillojë punimet më 29 dhe 30 prill 2022 në Hotel Emerald, Prishtinë, duke filluar prej orës 11:00.Në këtë Konventë janë të ftuar të gjithë Delegatët e Kuvendit të LDK-së, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, anëtarët e Kryesisë, kryetarët dhe Kryesitë e Degëve, deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, kryetarët e Komunave nga radhët e LDK-së, asambleistët e Kuvendeve Komunale, grupet e ekspertëve, themelues dhe strukturat e tjera të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Në Konventën Programore të LDK-së do të marrin pjesë edhe përfaqësues të EPP-së.

Ju mirëpresim!


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *