Kryetari Abdixhiku diskuton me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, von Cramon

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim virtual me Raportuesen përKosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon – Taubadel. 

Kryetari Abdixhiku e njoftoi znj. Von Cramon për situatën e përgjithshme politike në vend, prioritetet e tij, sfidat me pandeminë, si dhe qasjen e LDK-së si opozitë lidhur me ngjarjet kruciale me të cilat ballafaqohet Kosova.  

Gjatë takimit virtual u diskutua edhe për procesin e dialogut Kosovë – Serbi dhe rolin e LDK-së karshi këtij procesi. 

Të dyja palët shprehën interesim për thellimin e bashkëpunimit. LDK – Zyra për Informim


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *