Kryetari Abdixhiku priti në takim Ambasadorin Grøndahl

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl. 

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për përkrahjen që i ka dhënë Norvegjia shtetit të Kosovës, si dhe e njoftoi atë për prioritetet, situatën e përgjithshme politike në vend, si dhe në veçanti për qëndrimin e LDK-së në raport me procesin e dialogut Kosovë – Serbi. 

Ndërsa, ambasadori i Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Kosovën. 


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *